Marinën po e shohim tashmë çdo të diel në “Ces’t La Vie”, e formati po përflitet jo pak. Mes atmosferës argëtuese e tingujve të muzikës, mesa duket kjo nuk mjafton që moderatorja të ndihet e totalisht e plotësuar. Ka diçka që e bën Marinën nostalgjike, e jo pa faj…
Para pak minutash, Vjollca ka postuar në Instagram një foto shtrirë mbi ujë, ku duket se ka shijuar çdo moment. Me një fustan të zi të shkurtër, në kontrast me ujin e kaltër, atmosfera e verës nuk ka se si mos ta bëjë Marinën nostalgjike. “Pas në kohë”, ka shkruar moderatorja, duke na e bërë zili të gjithëve.
E në fakt, me temperaturat e ulëta që po ndjejmë së fundmi, i nxehti i verës na mungon të gjithëve. Kujtojmë se Marina kaloi një verë të gjatë, duke i nisur pushimet kështu nga Kapri, e deri në brigjet e Meksikës. Aq shumë pamë nga moderatorja dhe Getoari, saqë të gjithë po pyesnin veten: a nuk do të martohen në shtator çifti?!
E në fakt, çdo gjë ka qenë e parashikuar paraprakisht, pasi si Marina, ashtu dhe Geti kanë patur edhe angazhime në profesion pas sezonit që lamë pas. Verë ideale për ta!