KreuCelebrity

Çfarë gatuan princ William për dukeshën Kate Middleton?

Princi William e ka pranuar se nuk është shumë i talentuar në kuzhinë, e se nuk ka aftësi në këtë fushë! Ama, janë dy pjata të cilat ai mund t’i përgatisë për darkë për dukeshën Kate Middleton: rostoja e pulës dhe bifteku!

Ai ka treguar mbi aftësitë e tij në kuzhinë, për Angelica Bell, gjatë një vizite në Institucionin Mbretëror “Chartered Surveyors”. “Shqetësohem për gatimin e biftekut, e gatuaj më tepër se sa duhet”, ka treguar ai kur përgatit ndonjëherë këtë pjatë për Kate.

“Më pëlqen të gatuaj, por nuk jam shumë i mirë në të”, ka treguar princi, i cili është një fans i madh i ëmbëlsirave. Ai preferon kekun me biskota e çokollatë, ashtu siç edhe e porositi kekun e dhëndrit për në dasmën  e tij në vitin 2011.

Ish-shefi i kuzhinës mbretërore britanike Darren McGrady ka treguar se e gjithë familja e adhuron këtë kek!  Kjo  është ëmbëlsira që nuk mungon kurrë në tryezën e familjes mbretërore, të cilën e shijojnë deri në copën e fundit, edhe kur është e mbetur!

Atij i kujtohet se udhëtonte shpesh për t’ja çuar këtë kek mbretëreshës Elizabetë kudo që ndodhej!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF