KreuCelebrity

Çfarë i bashkoi këngëtaret Rita Ora dhe Era Istrefi?

Këngëtarja Rita Ora arriti të bëjë show e një mbrëmje të suksesshme në Wembley ku e pamë për herë të parë në rolin e prezantueses së një eventi të tillë muzikor si çmimet “MTV European Music Awards”.

Këngëtarja mahniti me gjithë paraqitjet dhe paruket, e duket se nuk e ka lënë me aq. Ajo ka shkëlqyer mbrëmë në Berlin, gjatë ndarjes së çmimeve Bambi Award! Ajo ka pozuar në tapetin e kuq me një fustan mbrëmjeje përrallor, nude me perla e pupla, duke bërë që vëmendja e fotografëve të fokusohej tek ajo!

Rita ka marrë pjesë në këtë event në vitin 2015 ku u nderua me një çmim. Ceremonia Bambi Award” nderon me çmime personalitetet e njohur të medias, artit e kulturës. Në të njëjtën kohë, një tjetër këngëtare shqiptare e famshme në botë ndodhet në Berlin, e merrni dot me mend arsyen?

Era Istrefi ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se edhe ajo ndodhet në Berlin! Pikërisht në këtë qytet, ndodhet vendi i saj i preferuar për të rregulluar flokët! Nga fotot e videot e këngëtares, një ambient i mbushur me qen,  kuptojmë se ajo po vendos extensions për të shtuar flokët e saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF