KreuCelebrity

Ofendimet më të rënda që VIP-at kanë thënë për Kardashianet!

Janë ndër familjet më të famshme të momentit, ndërsa emrat e tyre i dëgjojmë pothuajse çdo ditë. Sapo e shohin që bien dise në hije, Kardashianet kujdesen që të krijojnë një skandal apo diçka tjetër që të vihen në qendër të vëmendjes. Por, jo të gjithë i duan “K”-të e famshme.

Madje, nuk janë të shumtë ata që i preferojnë, dhe për këtë është folur jo pak. VIP-at shpesh kanë shpërthyer në komente negative, duke guxuar edhe t’i ofendojnë të famshmet e klanit Kardashian. Çfarë kanë thënë disa prej tyre?

“Kardashianet..pjesë e shpifur e kulturës tonë, por gjithsesi është mjaftueshëm qesharake sa për t’u tallur sa herë të dua” – Jonah Hill.

“Hidhini një sy Kardashianeve. Vlejnë me miliona dollarë. Nuk ishin dhe kaq keq në fillim, po tani veç t’i shikoni. I sheh dhe mendon: ‘Si është puna? Duhet të bëj si idiot në televizion që të paguhem me miliona?’ Dhe po, i paragjykoj pa frikë” – Daniel Craig.

“Qoftë Paris Hilton, qoftë Kardashian, diçka është e sigurt: idiotllëku festohet. Të jesh super-idiot është vlerë komoditeti në kulturën tonë, madje shpërblehesh duke u bërë i njohur” -Jon Hamm

“Paris Hilton? Kim Kardashian? Kuçka, prostituta, lavire. Ja çfarë janë” – Kathy Griffin.

“Vetëm mendoje [Kim]…je mamaja e dikujt!” – Naya Rivera.

“Koorporata e Kardashianeve është thjesht kanceroze dhe nuk përcjell asnjë të mirë. Janë thjesht një vakum reklamimi dollarësh dhe asgjë përtej kësaj” – Rob Delaney.

“Të më falësh, por ti nuk ke asnjë pikë talenti” – Barbara Walters, thënë këto Kim Kardashian në sy gjatë një prej intervistave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF