KreuCelebrity

Bota e modës në zi, ndahet nga jeta Azzedine Alaïa…

Ditën e sotme, mediat franceze njoftuan ndarjen nga jeta të Azzedine Alaïa, në moshën 77-vjeçare. Alaïa ishte ndër të paktët dizanjerë që qendronte i palëkundur bindjeve të veta, duke injoruar skedulimet e botës së modës. Një vendim i tillë erdhi në sajë të talentit të tij të pashoq, si dhe dëshirës së etur për dizanj.


Dizenjot e tij mbeten burim inspirimi për shumicën, duke e bërë figurën e paharrueshme në industrinë e modës. Dashuria e Alaïa për këtë fushë erdhi që në vegjëli, kohë kur lexonte  Vogue. Iu desh të gënjente për moshën, që të shkonte në Shkollën e Arteve të Bukura në Tunizi, e pas diplomimit, u zhvendos në Paris në 1957.


Nisi karrierën tek Christian Dior, për të levizur tek Guy Laroche për dy sezone, e më pas e gjeti veten tek Thierry Mugler. Atelierin e parë e hapi në fund të viteve ’70, ku vishte vetëm klientelën private, në të cilën përfshiheshin: Greta Garbo, Marie Helene de Rothschild dhe Louis Leveque de Vilmorin. Në 1980 lançoi koleksionin e tij të parë, i cili e lidhi me punën në revistat e modës.


Në 1988, Alaïa hapi butikë të ndryshëm në Beverly Hills dhe New York, ndërsa mesi i viteve ’90 solli tërheqjen e tij nga moda, për arsye personale. Megjithatë, vazhdoi të punonte për klientelëm private dhe shijonte suksesin e linjave të lançuara ndër vite. Në 2000 lidhi partneritet me Prada Group, por shtatë vite më pas u tërhoq, për një marrëveshje të re me Richemont.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF