KreuCelebrity

Joni Gjebrea i uron ditëlindjen të dashurës

Djali i artistit dhe shoumenit të njohur, Joni Gjebrea nuk e fsheh më tashmë lidhjen e tij dashurore me bukuroshen Merlin Haxhiymeri. Në një foto të publikuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrjetin social, Joni përmes një statusi ka uruar vajzën e zemrës në një mënyrë të pazakontë: Gëzuar Dashuri!

Ka qenë kjo një mënyrë origjinale për t’i uruar të dashurës së tij ditëlindjen, e menjëherë pas fotos dhe urimit, një lumë urimesh kanë ndjekur postimin e djalit të artistit, mes tyre edhe emra të njohur të ekranit mes të cilëve Aurela Gaçe apo Getoar Selimi.

Duket qartë nga fotografia se po feston në një nga klubet e kryeqytetit ditëlindjen. Edhe pse kishin prej kohësh njëlidhje, Joni dhe Merlin, ata vendosën vetëm një muaj më parë ta bënin atë publike.

Madje ata morrën bekimin edhe të familjarëve në një farë mënyrë, pasi mori pëlqimin  edhe nga vetë Ardit dhe Anila Gjebrea të cilët i kishte bërë Like fotove të tyre të parë, ku u shfaqën gjatë një udhëtimi në Budapest.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF