Marka dhe top modelja rinovojnë bashkëpunimin e tyre për lançimin e një kapsule koleksioni të pantoflave për vjeshtë – dimrin 2017.
Frymëzimi është në syrin e Allahut, siluetat janë klasike të një firme të madhe, firma është e një prej modeleve më me influencë për momentin.
Po flasim për një model tradicional të Stuart Weitzman rilexuar nga syri i freskët dhe apasionant i Gigi Hadid, në bashkëpunimin e dytë me brand-in.
Lind një kapsulë koleksioni për vjeshtë – dimrin 2017, “Gigi Mule” e përbërë nga Eyelove dhe Eyelovemore.
Janë të disponueshme në versionin kamosh ngjyrë bezhë ose në blu të thellë. Të parat tregojnë estetikën minimaliste të Gigi-t dhe sjellin simbolin vetëm në këpucën e djathtë.
Më shumë të gjalla dhe imagjinative, të dytat, në kamoshin saten me imagjinatën e syrit të përsëritur në të dyja këpucët, janë materializimi i gjallërisë së saj.
Debutimi botëror i edicionit të limituar shoqërohet me realizimin e filmit me metrazh të shkurtër “The Season for Loving”, ku protagoniste është Gigi vetë. Pas kameras regjisoriCameron Duddy ka dirigjimin e videove muzikore në bashkëpunim me Bruno Mars e Jennifer Lopez.



















