KreuCelebrity

Kastro Ziso lëshon lumë akuzash ndaj drejtuesve të festivalit në RTSH

I ftuar në Top Show Magazine në Top Channel Kastro Zizo shpërtheu kundër organizatorëve të Festivalit të fundvitit në RTSH, pas përjashtimit të tij nga ky festival.

Ai tha se nuk mori pas asnjë shpjegim, se përse ja refuzuan këngën dhe akuzoi drejtuesit për amatorizëm.

“Këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh Kastro shumë i nxehur.

Ai shtoi se nuk synonte çmimin e parë, por për t’u dhënë njerëzve këtë ndjesi: “Nuk shkova aty për çmimin e parë. Unë doja të jepja këtë ndjesi që morën këtu njerëzit. Jemi një popull dele”- vijoi ai.

Më tej Kastro apeloi për promovim të vlerave të artit të vërtetë: “Mos përdhosni artin, promovoni vlerat e këtij vendi që ngeli në tranzicion madhor”.

Duke shprehur rebelizmin ndaj këtij vendimi, ai tha  se këngën ia ka dërguar Edi Ramës me mesazh që ta dëgjonte, por ai e ka injoruar.

Ky reagim erdhi pas përjashtimit të këngës së tij në Festivalin e fundvitit.

Ndërkaq gjatë konferencës së sotme të stafit organizativ të festivalit, Adi Krasta iu përgjigj disa pyetjeve nga gazetarët, një prej të cilave ishte për thashethemet e përjashtimit të Kastro Zizos nga konkurrimi.

“Në qoftë se amerikanët thonë që nuk negociojnë me terroristët, ne nuk i marrim në konsideratë fare thashethemexhinjtë. Kur i marrim parasysh, ua kthejmë përgjigjen në festival që t’ju shkojë djersë deri në…’’-u shpreh Krasta.

Për refuzimin e këngës së Kastros reagoi edhe ish- kryeministri Berisha. Ky i fundit e konsideroi përjashtimin e këngëtarit censurë, pasi sipas tij mesazhi i këngës prekte një nga plagët më të thella të shoqërisë siç është emigracioni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF