KreuCelebrity

AC/DC me lajme të hidhura, ndërron jetë kitaristi i grupit!

Malcolm Young është ndarë nga jeta sot në moshën 64-vjeçare, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e dimentias. Kitarist, por edhe njëkohësisht bashkëthemelues i grupit legjendar AC/DC, raportohet të ketë ndërruar jetë pranë familjes së tij. I njohur për talentin në kitarë, Young do të mbetet një figurë e paharrueshme.


Së bashku me dy vëllezërit e tij, Malcolm vuri bazat e një prej grupeve më të mirë në historinë e muzikës heavy rock. Angus Young ishte kitaristi kryesor, ndërsa vëllai tjetër, George, që u nda nga jeta në tetor, ishte producenti i grupit. AC/DC u formua në 1973, e këngët si “Highway to Hell”, “TNT”, “Back to Black”, “You Shook Me All Night Long” etj mbeten të preferuarat në listën e adhuruesve të rokut, e jo vetëm.


Vëllezërit e vegjël Young ishin bashkëautorë të secilës prej këngëve, nga 1975, deri në 2014, vit kur lançuan edhe albumin e fundit. Me mbi 200 milion disqe të shitura në mbarë botën, AC/DC mbeten legjendarë siç vetëm ata dinë të jenë. U prehsh në paqe, Malcolm Young!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF