KreuCelebrity

Zaho, vizitori i vogël i Panairit të Librit!

Panairi i Librit tërheq shumë vizitorë, e sa herë që njoftohet çelja e tij, nuk janë të paktë ata që i drejtohen librit. Këtë vit, kureshtar për të qenë më pranë letërsisë ka qenë dhe Zaho, ashtu si dhe disa të tjerë fëmijë që pushtuan dje sallat e panairit. Edhe pse vetëm tre vjeç, i vogli i familjes Rama ka qenë jo pak kurreshtar për të qendruar pranë stendave të librave.

Daljet e tij në publik janë të rralla, kështu që dhe këtë herë nuk mund të mungonte tentativa për të ruajtur sado pak privatësinë. Veshur me xhup të kuq me kapuç, duket se Zaho është kombinuar edhe me mami Lindën, e cila ka qenë e pranishme pranë të birit gjatë kësaj vizite. Veshur me xhaketë të po së njejtës ngjyrë, bashkëshortja e kryeministrit ka ruajtur elegancën edhe për këtë shfaqje të radhës.


Pranë Zahos ka qendruar edhe motra, Rea, e cila e ka shoqëruar vogëlushin në çdo çast. Edhe pse duke u munduar për të mos rënë në sy, të pranishmit, por edhe media nuk e ka shkëputur vëmendjen nga pjesëtarër e familjes Rama. Arsye kjo, pse Zaho nuk është edhe fort i dallueshëm edhe në këtë imazh!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF