Nuk ka qenë një e diel e qetë për spikeren Viol Xhafaj të Abc News, përkundrazi. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka treguar se një grua e panjohur e përndjek atë dhe të afërmit e saj në çdo moment, duke e tmerruar gazetaren.
Sot, Viol ka marrë edhe një letër nga kjo grua, dhe ky ka qenë kulmi për të. Në statusin e saj në Facebook drejtuar fanses së fiksuar, ajo shkruan:
“E kam shume te veshtire te kuptoj sa psikopat mund te jesh, te marresh mundimin te besh nje carcaf me shkrim dore, ta nisesh me poste, t’iu kerkosh njerezve, qe i ke pare vetem ne tv, llogari per jeten e tyre personale, ti ndjekesh si maniak ne cdo edicion lajmesh a emision, e te mbash mend me date-muaj-vit cfare deklaratash kane bere, ti vesh re detaje (qe as une nuk e paskam vene re) te tipit: ku e ke varesen qe mbaje ne qafe, ku e ke makinen qe ke pas…cfare pune e levizjesh bejne njerezit e tu te afert, ku jetojne etj etj……une nuk e di, s’ma percepton e perpunon dot fare truri.
Pls kush e njeh zonjen, ta keshilloj te pije ilacet, se me prishi diten e me futi friken per sa e ekspozuar qenkam nga keta lloj njerezish!”
Nuk dihet nëse gazetarja do të marrë masa kundër përndjekëses së saj, por padyshim që ka qenë një eksperiencë fort tronditëse për të. Gruaja nuk ka ngurruar të vërë emrin e saj të vërtetë në zarfin e letrës së dërguar, gjithmonë nëse është personi që thotë se është.


Lori Hoxha ndryshon look!

Kush u shpall Miss Bota 2017?



Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!













