Së fundmi bota e showbizit ka patur lajme pafund ndarjesh të personazheve të njohur: Fergie dhe Josh Duhamel, Anna Faris dhe Chriss Prat, Selena Gomez e The Weeknd… Por, për fat të mirë ka ende çifte që vazhdojnë të jenë të dashuruar e të lumtur si në ditën e parë!
Lidhja dhe martesa mes Catherine Zeta-Jones e Michael Douglas vazhdon të jetë e tillë, edhe pas dy dekadash bashkë! Dyshja e aktorëve të njohur sot feston 17-vjetorin e martesës! Ja urimi plot dashuri i aktores për bashkëshortin, krahas fotos nga dita e dasmës!
“17 vite më parë unë thashë “Po, pranoj” me mikun tim më të mirë dhe babanë e dy fëmijëve tanë. Mendoja se gjërat nuk mund të shkonin më mirë se aq, por kanë shkuar. Gëzuar përvjetorin i dashur Michael!”, shkruan Zeta-Jones në rrjetet sociale.
“Me ty në jetën time, me Dylan dhe Carys, çdo ditë mund të jetë një party 12-orarëshe fantastike në Plaza, Nju Jork. Të dua”, është shprehur 48-vjeçarja për dashurinë e tyre që i ka rezistuar viteve!

Lori Hoxha ndryshon look!

Kush u shpall Miss Bota 2017?



Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!














