KreuCelebrity

10 kuriozitete që nuk dini për Karla Brunin…Jo për bukurinë

Nga vitet ’90 kur ishte topmodelja ikonë e Versaces, deri më sot e impenjuar në politikë me burrin e saj Nicolas Sarkozy. Karla mes gëzimeve, dhimbjeve dashurive dhe pasioneve.

Carla Bruni është një fytyrë e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, ku është «first lady». Shkojmë të zbulojmë 10 kuriozitete mbi jetën e saj dhe karriereën e saj në një identikit të vërtetë.

Emri i vërtetë i Karla Brunit është Carla Bruni Tedeschi, ka lindur në 23 dhjetor 1968 në Torino (Itali). Në moshën 5 vjeçare familja e saj ka lënë Piemonten për t’u transferuar në Paris dhe pastaj në Zvicër, ku është regjistruar në një shkollë privare. Pasi përfundoi studimet, u kthye në kryeqyetin francez për të përmbushur karrierën universitarenë art dhe arkitekturë. Gjisesi nuk e kishte imagjinuar që pak më vonë në moshën 19 vjeçare, do të linte universitetin parizien për të vazhduar ofertat e punës si modele.

Carla Bruni modele

Nuk e  kishte menduar kurrë se do t’i dedikohej botës së modës si punë kryesore. Motivi kryesor për të cilin Carla ka ndryshuar në mënyrë radikale pritshmëritë profesionale ishte bashkëshortja e vëllait Virginio, që e bindi për mundësinë që kishte si modele.

Në këtë mënyrë ka filluar ta marrë në konsideratë seriozisht mundësinë e ngjitjes në pasarelë, apo të prezantohej përballë një lenteje fotografie.

Carla Bruni e re

Një Carla shumë e re, nga flokët gështenjë me sytë ngjyrë blu dhe një trup perfekt, vendoset në kontakt me agjensinë franceze City Models, që  e mori për seksionin e modeleve aspirante.

Një ditë presidenti dhe drejtori kreativ i Guess?, Paul Marciano, pa fotografitë e saj dhe i ofroi mundësinë të bëhej një ikonë e markës. Carla pranoi dhe ia doli të njihej në mbarë botën.

Carla Bruni dhe Versace

Pas kësaj pune cache e saj u rrit shumë dhe fytyra e saj filloi të jetë një nga më të kërkuarat për fushatat publicitare si: Bluemarine, Caractere, Christian Dior, Givenchy, L’Oreal, Max Mara, Versace, Prada, Chanel, Suzuki, Anna Molinari. Një listë e gjatë firmash që janë varur mbi bukurinë e modeles italiane. Në këtë mënyrë, Carla firmosi për 3 agjenci modelesh: Women Model Management (Neë York), Marilyn (Parigi) e Storm (Londra).

Carla Bruni dhe këngët

Në pasarela u bë shumë e këkrkuar për sfilatat e modës së lartë mes viteve 1994 dhe 1998, dita kur vendosi të tërhiqej profesionalisht nga bota e modës për t’ju dedikuar një prej pasioneve të saja më të mëdha, muzikës. Këngëtari Julien Clerc besonte në talentin e modeles dhe nuk hezitoi të bashkëpunonte për albumin e saj të parë, kur Clara lançoi “Quelqu’un m’a dit” në 2002. Ky album u ndoq nga dy të tjerë, i fundit në 2008-ën, kur ishte bërë Zonja e Parë e Francës.

 

Carla Bruni dhe Eric Clapton

Mikja e madhe e topmodeleve Karen Mulder dhe Helena Christensen, ka qenë lajmi edhe për historitë e saj të dashurisë.  Mund të krenohet se arrit të fitojë muzikantin Eric Clapton, miliarderin Donald Trump dhe aktorë si Kevin Costner e Vincent Pérez. Me të gjithë ka pasur histori dashurie që nuk kontrollonin opinionin publik.

Megjithatë lidhja më kontroverse ka qenë ajo mes Carla Brunit dhe Mick Jagger, që e bëri në atë mënyrë që Jerry Hall të ndahej nga lideri i Rolling Stones.

Carla Bruni dhe fëmijët

Një nga lidhjet e saj të konsoliduara filloi në fund të viteve ’90 me

Raphael Enthoven, profesor i filozofisë, i cili i përkiste një familjeje të respektuara intelektualësh francezë. Me të modelja pati fëmijën e parë, Aurélien, në korrik të 2001-shit.

Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy

Megjithatë e gjeti gjysmën e saj më të mirë vetëm me Nicolas Sarkozy. Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy u martuan në 2 shkurt 2008.

Carla Bruni dhe politika  

Edhe pse kishte deklaruar gjithnjë që ishte e majtë si prindërit e saj, pas lidhjes me bashkëshortin deklaroi se kishte ndryshuar ide dhe mbështeste idetë politike të liderit të qendrës së djathtë franceze.

Babai biologjik i Karlës

Zbulimi i babait biologjik për Carla Brunin erdhi pas vdekjes së babait të saj në 1996.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF