KreuCelebrity

“Jemi 100% live”, akuza ndaj Marina Vjollcës pas ndarjes nga jeta të Maestro Lalos

Mbrëmjen e kaluar është ndarë nga jeta kompozitori Aleksandër Lalo, njohur ndryshe si Maestro Lalo i jurisë së spektaklit “C’est la vie” në TV Klan, pikërisht kur në televizion po transmetohej puntata e radhës e tij.

Image result for aleksander lalo

Pak para se të mbërrinte lajmi i ndarjes nga jeta të kompozitorit, moderatorja e emisionit, Marina Vjollca shihej t’u kthente përgjigjje kritikëve të emisionit, të cilët komentonin se “C’est la vie” nuk është live.

Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund”, -u shpreh Marina Vjollca.

Live 100%”, – shtoi Altini, anëtari i jurisë.

Megjithatë, siç ndodhi më vonë, gazetari Reis Çiço ndërpreu emisionin, i cili kishte qenë i regjistruar, dhe vetë Marina Vjollca njoftoi me një postim në Instagram mbi vdekjen e artistit Aleksandër Lalo. Nuk kanë munguar komentet në postim, në lidhje me deklaratën e Marinës deri para pak minutash, se emisioni ishte live nga fillimi e deri në fund.

Komentues të tjerë kanë dalë në mbrojtje, duke thënë se bëhet fjalë për këndim live, jo me playback të artistëve pjesëmarrës.

Nga ana tjetër, edhe TV Klan e ka fshirë nga Youtube videon me pjesën e emisionit, ku Marina u drejtohet kritikëve për statusin “live” të spektaklit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF