Tashmë çdo të shtunë, në ekranin shqiptar kemi dy konkurentë që hahen për publikun më të madh në numër. Kunjat mes Luana Vjollcës me emisionin “Shiko kush luan”, dhe Ermal Mamaqit me “Xing me Ermalin” nuk janë aspak gjë e re.
Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” ka qenë e ftuar këngëtarja Bleona Qerreti. Në një skeç të sajin me Ermal Mamaqin, Ermali, në rolin e një recepsionisti hoteli, gjeti rastin të thumbojë Luanën dhe emisionin e saj, duke i thënë Bleonës të mos shkonte te Ermali, por te Luana, me që ajo thyen rekorde.
Por sot, Ermal Mamaqi ka ngritur flamurin e bardhë, duke postuar në Instagram një video nga spektakli, dhe duke e pyetur Luanën nëse janë ende shokë.
Luana nuk i është përgjigjur fillimisht, por pas disa orësh është dorëzuar, duke i shkruar:
“Hahahaahahahahahahhahahahahah ? uaaa sa te shkon roli i recepsionistit,ishalla po thyen ndonje rekord aty ???”
Kështu, Luana vazhdon luftën e “thumbave”, duke i rikujtuar Ermalit që hë për hë, mbretëresha e ekranit dhe thyerjes së rekordeve është ajo, ndërsa Ermali mund të provojë fatin në rolin e recepsionistit.
Sado argëtues të jenë emisionet e tyre, kjo betejë midis dy moderatorëve merr trofeun!



Lori Hoxha ndryshon look!

Kush u shpall Miss Bota 2017?



Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!












