KreuCelebrity

Dedikimet e VIP-ave shqiptarë për kompozitorin e ndjerë Aleksandër Lalo

Në mbrëmjen e së dielës publiku shqiptar u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, njohur ndryshe si Maestro Lalo kohët e fundit, në rolin e tij si anëtar i jurisë së emisionit “C’est la vie”. Lajmi u bë i ditur nga miku i tij, shkrimtari dhe kineasti Petrit Ruka.

Menjëherë pas këtij njoftimi, TV Klan ka ndërprerë emisionin “C’est la vie”, i cili po transmetohej në atë kohë, pasi do të ishte jo-etik vazhdimi i tij ndaj të ndjerit Maestro Lalo.

Pas kësaj, edhe moderatorja e programit, Marina Vjollca, ka ndarë një dedikim në Instagram, kur dhe lajmi mori përhapje të gjerë në rrjetet sociale.

Të tjerë figura të njohura shqiptare kanë reaguar ndaj kësaj humbjeje të beftë të botës së artit, dhe kanë ndarë hidhërimin e tyre mbi vdekjen e Aleksandër Lalos me publikun.

Ja se çfarë shkruajnë ata:

erp_23-.PNG

wef_j0w39.PNG

we_r9023.PNG

U prehsh në paqe, Maestro Lalo! Kontributi yt në botën e artit është i paçmuar, dhe humbja jote e beftë e dhimbshme për ne.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF