Lori merret shpesh si referim kur vjen puna tek moda, stili i jetesës dhe çdo gjë që është e lidhur ngushtë me paraqitjen në tërësi. Nëse folëm për flokët kilometrikë të Beyonce-s pak më parë, nuk mund të themi se në të njejtën mendje janë dhe vajzat më në zë shqiptare. Kjo, falë zgjedhjeve të tyre të fundit …
Fillimisht, ishte Jonida Maliqi ajo që vendosi t’i priste flokët shkurt, e menjëherë pas saj rendi dhe Lori, e cila vendosi të bënte një tjetër ndryshim të dalleshëm në pamjen e saj. Kështu, mund të themi se ndjekëset më të mëdha të modës po rendin drejt një tjetër stili. Ndërkohë që vëmendja u përqendrua edhe dje tek look-u i trashëgimtares së Top Channel, duket se Lori ka zbuluar një nga emrat e saj të preferuara në fushën e kozmetikës.
Falë një dhurate nga një nga bizneset shqiptare, Hoxha ka postuar në My Story kutinë e tualetit nga Jaclyn Hill. “Nga e dinit që jam e fiksuar pas Jaclyn Hill?”, ka shkruar Lori, duke treguar kështu pak më shumë nga preferencat e saj mbi makeup-in. Firma, që mban emrin e krijueses që kësaj linje, u lançua në qershor të këtij viti.
Jaclyn Hill është një ndër më të ndjekurat në YouTube, kur vjen puna tek grimi. Pasi korri sukses me ndjekësit në internet, Hill vendosi t’i përkushtohej edhe biznesit në këtë fushë. Po ju, e preferoni stilin e saj?





Daphne Guinness, ikona e modës














Lori Hoxha ndryshon look!
