KreuCelebrity

Ellen Pompeo, doktoresha e “Anatomia e Greit” nxjerr në shitje shtëpinë/Ja shifra

Doktoresha Meredith Grey e serisë “Anatomia e Greit” ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj të bukur në Los Anxhelos. Zbulojeni me ne…

Fansa të “Grey’s Anatomy”, nëse jeni kuriozë të shihni shtëpinë e doktoreshës Grey- Ellen Pompeo, ja shikojeni dhe kënaquni. Aktorja ka nxjerrë në shitje pasurinë e saj të mrekullueshme mbi kodrat e Hollivudit për 2 milionë dollarë.

Shtëpia është një xhavahir i vërtetë i arkitekturës moderne kaliforniane dhe është ndërtuar në vitin 1957 nga arkitekti i mirënjohur Harry Greene. E fshehur nga rruga kryesore me një bimësi të dendur dhe të harlisur, shtëpia përzihet në mënyrë të përsosur me elementë guri natyralë me linja moderne dhe të pastra të qelqit dhe çimentos.

Zë një sipërfaqe rreth 175 metrash katrorë, në të cilat ndodhen 3 dhoma gjumi dhe dy banja, përveç zonave të mëdha dhe të ndritshme ditore, që për të shijuar mirë pamjen janë vendosur në katin e parë, me një pozicion të përmbysur sipas standardeve klasike.

Orenditë, përfshijnë veprat e shumta dhe eklektike të artit, si dhe kuzhina prej çeliku, janë pjesë e punës rinovuese të kryer nga aktorja dhe burri i saj Chris Ivery.

Ka edhe një vaskë të rehatshme në natyrë dhe një pishinë guri në stilin lagunë që shkon në mënyrë të përkryer me mjedisin rrethues.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF