KreuCelebrity

Kate Middleton mes lajmeve dhe zbulimeve/Ja ngjyra e preferuar e Pinceshës Charlotte”

Lajmet e Familjes Mbretërore! Shpallja më e fundit e Kate Middleton ka të bëjë me ngjyrën e preferuar të Princeshës Charlotte. Janë të pakta detajet e njohura mbi shijet e dy fëmijëve të familjes mbretërore (e cila do të zgjerohet në prill të 2018-ës me ardhjen – e mundshme, por jo të sigurt – të dy binjakëve) dhe në fakt këtë herë burimi vjen nga Qendra Hornsey Road Fëmijëve në Londër “Hornsey Road Children’s Centre”, të cilën Dukesha e Kembrixhit e vizitoi javën e shkuar.

Për të zbuluar në mënyrë të tërthortë ngjyrën e preferuar të bijës së dytë të Kate Middleton ishte një vajzë e vogël me emrin Nevaeh, i cili ka pasur kënaqësinë për të biseduar me dukeshës, pasi ajo e nderoime një buqetë me lule të freskëta. E vogla Nevaeh i ka treguar tabloidit britanik: “Kate pyeti se cila ishte ngjyra ime e preferuar. I thashë se ishte roza dhe ajo më tha se roza është gjithashtu ngjyra e preferuar e Princesha Charlotte..”. Ky zbulim i bukur nuk mund të mos na kujtonte pamjen rozë të ëmbël të zgjedhur nga të dyja nëna dhe vajza korrikun e kaluar, kur, gjatë paradës ushtarake për 90-vjetorit të Mbretëreshës Elizabeth, Kate Middleton dhe Charlotte e vogël përshëndetën njerëzit britanikë nga ballkoni mbretëror duke treguar dy veshjet krejtësisht rozë.

Vizita institucionale e Kate Middleton nuk ishte e kufizuar vetëm në takimin me fëmijët. Më vonë, Dukesha e Kembrixhit u takua edhe me prindërit, të cilët nuk hezituan të besonin dhe të shprehnin vështirësitë e tyre. Midis tyre ishte një baba me emrin Billy i cili, duke u kujdesur për fëmijën e tij, tregoi sa e vështirë ishte që ai të ishte një baba i mirë. Por Kate Middleton kishte fjalë të sigurta për të gjithë dhe – po po – ajo pranoi se edhe bashkëshorti i saj William u çorientua fillimisht nga lindja e Xhorxhit të vogël. Pra, mama të ardhshme, aspak frikë: edhe familja mbretërore nuk është aq e përsosur!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF