KreuCelebrity

Rikthehet Miriam Cani, artistja publikon klipin e ri “Meteor”!

Pasi kishte kumtuar rikthimin e saj në botën e muzikës me një projekt madhor, këngëtarja Miriam Cani nuk ka zhgënjyer ditën e sotme, kur ka publikuar në Youtube klipin e ri të saj, titulluar “Meteor”.

Xixëllima, balerinë dhe një realizim profesional e tejet artistik, që nga regjisura e deri te kostumet, “Meteor” është një krijim i denjë për të shënuar rikthimin e artistes, e cila ishte shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar vajzës së saj Ameli.

Rezultate imazhesh për miriam cani alban skenderaj

Teksti i këngës i është besuar partnerit të Miriamit, këngëtarit Alban Skënderaj. Një rock baladë dashurie, kënga flet për ndjenjat kontradiktore të dashurisë dhe urrejtjes, ndaj personit të zemrës ëngjëll dhe djall, aty dhe larg, një dashuri ekzistente dhe e pamundur. Sigurisht, nuk mund të presim më pak nga artisti Alban Skënderaj!

Rezultate imazhesh për miriam cani alban skenderaj

Një e papritur e këtij realizimi është emri i regjisores së klipit, askush tjetër përveç Ajola Xoxës, e cila është zgjedhur nga Miriam për ta zhvilluar këtë pasion të sajin, dhe siç mund të shihet nga videoja, Ajola ia ka dalë mbanë fare mirë! Po ashtu, të gjitha kostumet e shfaqura në klip janë realizuar nga stilistja e njohur Enada At’Nikolla.

Që tanimë, klipi është mirëpritur nga fansat e këngëtares, të cilët e përgëzojnë për këngën dhe realizimin e saj. Kënga është kompozuar nga një producent gjerman, dhe do të vijë në të dyja gjuhët, siç Miriam ka thënë edhe në studion e Rudina Magjistarit pak javë më parë.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende këngën e re të Miriam Canit, ja videoja e saj:

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF