KreuCelebrity

Ardit Gjebrea zbulon vendin e preferuar!

Ardit Gjebrea, këngëtari i njohur shqiptar dhe moderatori i “E diela Shqiptare”, në këtë sezon është duke u përgatitur për festivalin “Kënga Magjike”. Ai i ka kushtuar një rubrikë të veçantë këtij festivali në pjesën e fundit të programit të së dielës ku këngëtarë të rinj e artistë “Big” prezantojnë këngët për konkurrim.

Mes kësaj atmosfere, Arditi ka gjetur kohën të largohet nga impenjimet  e përditshme, për të shijuar disa momente pushimesh. Ai na ka treguar se ku ndodhet përmes rrjeteve sociale, madje na ka zbuluar edhe vendin e tij të preferuar!

“Vendi i preferuar”, shkruan Arditi, në foton në të cilën ka pozuar në “Piazza di Spagna” në Romë! Ky është një nga vendet karakteristike më të vizituara të kryeqytetit italian e më të populluara prej turistëve.

E sigurisht, një nga piazza-t më të famshme të Romës me shatërvanin “Barcaccia” nuk mund t’i shpëtonte as këngëtarit të famshëm shqiptar! Ndjekësit e kanë uruar Arditin të kalojë këndshëm në Romën e bukur! Lum si ai që e ka nisur javën në këtë vend kaq të bukur e historik!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF