KreuCelebrity

Ç’tmerr! Paraardhësi i princit Harry ka ekzekutuar stërgjyshin e Meghan Markle!

Ndërkohë që çifti i njohur princ Harry dhe aktorja Meghan Markle janë tejet të lumtur, dhe së fundmi janë parë duke kërkuar shtëpi në Londër për të jetuar bashkë, sekrete të errëta familjare nga të dy zogjtë e dashuruar dalin në sipërfaqe.

Image result for prince harry meghan markle

Me sa duket, paraardhësi i princit Harry, mbreti Henri VIII, i cili sundoi Britaninë në vitet 1509-1547, ka urdhëruar ekzekutimin e stërgjyshit të largët të Meghan, lordit Hussey, Baroni I i Sleaford.

Image result for king henry viii

Ekspertët thonë që lordi Hussey ishte lajmëtar diplomatik i mbretit, si dhe shambellan i vajzës së tij, princeshës Meri. Megjithatë, lordi u shpall tradhtar (nuk dihet arsyeja), dhe mbreti Henri VIII urdhëroi ekzekutimin e lordit fatkeq me prerje koke.

Henri VIII është i njohur për ekzekutimet e tij, të cilave nuk u kanë shpëtuar as disa prej grave të mbretit (ai ka qenë i martuar 6 herë).

Megjithatë, çdo gjë është në të kaluarën! Familja mbretërore e princit Harry ka bërë paqe me familjen fisnike të Meghan, dhe kjo dashuri e dy të rinjve ka qenë vula e pajtimit!

Image result for prince harry meghan markle

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF