Nuk ka njeri që nuk e njeh moderatorin e dashur të emisionit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea. Sado i ndjekur, Arditi ka edhe imituesit e tij, një prej të cilëve është aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja. Roli i Rezartit në emision si “Jari” , moderator i spektaklit “Ujvara e Ëmbëlsisë” është qartazi një parodi e Ardit Gjebreas dhe emisionit “E diela shqiptare”.
Kemi qenë gjithnjë kuriozë se si e priti Arditi këtë imitim të tijin, dhe pavarësisht natyrës së qeshur të tij, a e ka menduar ai si diçka gazmore këtë rol të aktorit, apo si një shaka pa kripë?
Pyetjet tona kanë marrë përgjigjje ditën e sotme, kur fati ka bashkuar Arditin dhe sozinë e tij në një avion. Në Instagramin e tij, Rezart Veleshnja ka postuar një foto me moderatorin “muzë” të tij, duke shkruar:
“Me ne fund u bashkuam! ne duhemi edhe kjo pune marre fund!!???? Rrespekte”
Arditi shfaqet i buzëqeshur pranë Rezartit, ndaj mund të themi që nuk ka hatërmbetje midis të dyve.
Roli i “Jarit” është thjesht një shaka, në fund të fundit!





Ardit Gjebrea zbulon vendin e preferuar!


Amaneti që la pas Aleksandër Lalo…!










Daphne Guinness, ikona e modës


