Dihet dhe merret me mend që kur afron sfilata e famshme dhe më e ndjekur në botë, e firmës së njohur “Victoria’s Secret”, modelet Ëngjëj të saj e dyfishojnë kohën e shpenzuar në palestër, për t’u dukur në top formë në ditën e madhe.
Megjithatë, ky nuk ka qenë rasti i Bella Hadid, e cila është shfaqur në Shanghai me vithe të rëna, strija e madje… celulit është ai?
Modelet e Victoria’s Secret supozohen të jenë ajka e botës së modelingut, modelet më të paguara e më të bukura të botës. Bella i ka të dyja statuset, dhe mbase ka menduar që nuk është e nevojshme të punojë më tepër, për t’i ruajtur titujt dhe linjat e saj.
Nga ana tjetër, ajo shfaqet e mrekullueshme në fotot në Instagram, duke mos bërë askënd të dyshojë për cenet e trupit të saj.
Puno më fort për sfilatën e radhës Bella! Titujt, ashtu si edhe trupi, nuk mbahen pa punë!







Ardit Gjebrea zbulon vendin e preferuar!


Amaneti që la pas Aleksandër Lalo…!










Daphne Guinness, ikona e modës
