KreuCelebrity

Kastro Zizo dhe “më e bukura n’vend”, në një foto jo dhe aq të bukur

E mbani mend kohën kur Kastro Zizo bashkëpunonte me Zajmina Vasjarin, për këngë të tilla si “Chupa chupa” dhe “Bonito”?

Me sa duket, Kastro është ndjerë nostalgjik për ato kohë, sepse mbrëmë ka hapur arkivin e fotove dhe ka postuar një foto pikërisht nga viti 2006, ku shfaqet ai dhe Zajmina, në poza qesharake.

#throwback 2006 me e bukura n’ven @zaimina_vasjari #djali_me_lule_ne_koke” – shkruan Kastro, edhe pse Zajmina shfaqet ndryshe nga imazhi seksi që jemi mësuar ta shohim.

Zajmina nga ana tjetër i ka komentuar, duke e pyetur me të qeshur se ku i ruan këto arkiva (mbase për t’ia rrëmbyer), por gjithsesi i cilëson fotot “old, but gold”.

Megjithatë, t’i lëmë shakatë mënjanë! Fotoja e Kastros dhe Zajminës është një foto shumë e bukur, e dy miqve që ndihen mirë dhe vetvetja në praninë e njëri-tjetrit. Edhe ne po ndihemi nostalgjikë për vitet 2000, kur gjithçka ishte aq e thjeshtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF