KreuCelebrity

Syzet ekstra D&G të Riri-t, janë idealet për të apasionuarit pas luksit

Nuk është çudi kur shohim Rihanna-n të shfaqur me diçka ekstra. Vetëm se, sa herë shfaqet, tërheq vëmendje pafund, sepse e kemi thënë: Riri mbetet Riri (edhe Bey e mban këtë status!) Këtë herë, nuk po flasim për fustanet e rënda apo peliçet që na kanë apasionuar aq shumë në tapetin e kuq…

Dolce&Gabbana ka lançuar koleksionin e ri pêr 2018, e këngëtarja nga Barbadosi nuk mund ta humbiste këtë rast. Vetëm se, këtë herë Riri është dashuruar pas një aksesori në veçanti, pikërisht pas syzeve ekstra-large, dizenjuar me inicialet e firmës. Për t’i shtuar një prekje luksi, dianjerët kanë përdorur gurë të vegjël të shkëlqyeshëm për dekorimin e kornizave.

Riri postoi dy foto në Instagram, e duket fare qartë se këngëtarja është apasionuar pas këtij aksesori. Me flokët kaçurrela e buzët e lyera me Fenty-n e saj të kuq, Rihanna duket se e ka bërë zgjedhjen për vitin e ardhshëm. Do kishit guxim të dilnit në rrugë me këto syze?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF