KreuCelebrity

Taylor Swift tejkalon veten, shitje rekord për albumin e fundit

Ia ka dalë të mundë vetveten. Taylor Swift është gjithmonë numri një dhe konfirmohet ylli i momentit. Këngëtarja 27 vjeçare përveç të qenit më e paguara dhe e ndjekura në rrjetet sociale, ka arritur një rekord të ri. Me albumin e fundit “Reputation” ka shitur 1,29 milionë kopje në javën e parë pas daljes në treg, duke thyer kështu rekordin e saj të parë personal.

Jo vetëm kjo. Sipas TMZ, Tayor është e para artiste e historisë që me 4 albume të ndryshëm ia doli të tejkalojë murin e miliona kopjeve që në javën e parë të shitjeve.  Backstreet Boys dhe N-Sync ia dolën dy herë, ndërsa Adele vetëm një herë.

ja disa nga VIP-at me të ardhura rekord

 Michael Jackson

 Taylor Swift

 One Direction

 Cristiano Ronaldo

 Lewis Hamilton

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF