KreuCelebrity

Edhe pse s’e prisnim, i fejuari i këngëtares bëri tatuazh fytyrën e saj në krah!

Kush tha se dashuria ka vdekur? Menduat se nuk ka më romanticitet si dikur? Epo, kjo nuk vlen për të gjithë, pasi çifti më në zë i momentit vërtetoi krejt të kundërtën!

E kemi thënë se edhe pse pas zemrës së thyer nga lidhja e fundit, Lady Gaga rigjeti dashurinë në krahët e Christian Carino. Ky i fundit, jo vetëm që e ka shëruar këngëtaren nga gjithçka përjetoi së fundmi, por e ka vulosur dashurinë për të në trupin e tij. Fytyra e Lady Gaga, me flokët e kapura bishtaleca, është tatuazhi që mban në krah Carino.

Realizimi është vënë re fillimisht nga një faqe fansash në Instagram, por së fundmi është konfirmuar për Us Weekly nga një burim i afërt i çiftit. Gaga dhe Carino i kanë lënë në pritje planet për martesë, ndërsa fejesën e organizuan verën që lamë pas. Epo, kjo duket një histori premtuese…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF