Katy Perry dhe The Weeknd janë parë duke darkuar mbrëmjen e djeshme në Los Anxhelos. Sipas People, ata kanë hyrë veçmazi në ambientet e restorantit. Dhe, siç mund të pritet, kanë shpërthyer thashethemet mbi një romancë të dukshme.
Perry ishte e veshur mjaft thjeshtë, me një fustan e pardesy bezhë. Arsyeja e takimit mes këngëtarëve mbetet e panjohur, por çdo gjë po i drejton fansat drejt romancës. The Weeknd po përjeton jo vetëm ndarjen nga Selena Gomez, por dhe rikthimin e saj me ish-in, Justin Bieber.
Nga ana tjetër, Perry u nda para disa kohësh nga Orlando Bloom, me të cilin u lidh për një periudhë 10-mujore. Nuk përjashtohet mundësia që artistët të jenë takuar për punë, pasi mund edhe të jenë duke marrë parasysh bashkëpunimin për një këngë. Gjithçka, mbetet për t’u parë në vijim…



















