KreuCelebrity

Enada At’Nikolla: Së afërmi prezantoj linjën e re të parfumeve

Stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla, themeluesja e At’Nikolla Atelie është një figurë e rëndësishme e modës dhe konceptimit të trendeve të saj në Shqipëri. E ftuar në “Pasditja ime” në TVSH me Balina Bodinakun, ajo ka treguar risinë e radhës!

Për të gjitha adhurueset e aromave të veçanta e unike, stilistja At’Nikolla ka një surprizë! Ajo po nxjerr linjën e saj të re të parfumeve të cilën shumë shpejt  do të kemi mundësinë të shijojmë! “Këtë herë, ndryshe nga parfumi i parë, që prezantova dy vite më parë, do të jetë një linjë e plotë me disa aroma, që do ta prezantoj së afërmi”, rrëfeu ajo si projektin më të ri që ka në dorë, përpos impenjimeve në atelie, me klientët besnik, përfshirjen e saj në projekte artistike (më i freskëti kostumografia e gjithë klipit të Miram Canit), apo dhe revistës BORDO, në numrin e ri të së cilës, Enada ka përgatitur editorialin e rradhës që i kushtohet dimrit e posaçërisht fundvitit!

Ndërkaq, At’Nikolla ka rrëfyer në këtë intervistë edhe pasionin mbi udhëtimet e shpeshta në Francë: Në Kanë, Monte- Karlo e San Trope! Vende në të cilat, sapo zbret në aeroport e ndjen se pushimet kanë filluar, u shpreh ajo.

“Këto vende janë nga të preferuarat e mia për qetësinë që ofrojnë, ambientet e pastra për të shëtitur, ushqimin dhe gjërat e vogla e të rralla, që nga dyqanet artizanë e ato tipikë francezë.”

Madje, përveç butikëve dhe ëmbëltoreve, Enada dhe vajza e saj Kendra preferojnë të vizitojnë edhe muzetë e historitë që ata mbartin! Duke ëndërruar për Kanën, Monte-Karlon e San Tropenë jemi kuriozë mbi fragrancat me të cilat stilistja e sfilatave të suksesshme Enada At’Nikolla do të ketë realizuar këto parfume të reja!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF