KreuCelebrity

Big Mama, mesazh sensibilizues për fëmijët që vuajnë nga bullizmi!

Këngëtarja  e njohur nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin e artit si “Big Mama”, mes Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë, së fundmi ndodhet në Tiranë si pjesë e spektaklit muzikor “C’est la vie” në Klan.

Big Mama është këngëtarja profesioniste në çift me personazhin amator në muzikë, doktorin Skerdi Faria. Këtë pasdite, ajo ka qenë e ftuar tek “Rudina” e Rudina Magjistarit dhe ka rrëfyer detaje mbi këtë spektakël, projektet muzikore si edhe peshën e saj!

Ajo ka treguar se rënien drastike prej peshës së mëparshme  e ka arritur falë një operacioni të vështirë të zvogëlimit të stomakut të kryer në Turqi, të cilin madje edhe e kishte filmuar. Këngëtarja është shprehur se nuk është penduar për këtë vendim që ka marrë dhe se jeta e saj ka ndryshuar!

“Kënaqem kur shoh veten në këtë formë, e dua veten”, ka treguar ajo tek “Rudina” , “Nuk pi më as cigare e as alkool dhe kam nisur një jetë të re. Organizmi im është i pastër si loti”, ka treguar me emocion Big Mama.

Moderatorja Rudina Magjistari i ka kërkuar këngëtares që të përcjellë edhe një mesazh sensibilizues ndaj të gjithë fëmijëve të shëndetshëm e mbipeshë, të cilët sot vuajnë nga talljet e dukuria e bullizmit. Ja mesazhi i saj:

“Asnjëherë të mos ndiheni keq, jeni më të mirët e më të fortët! Duajeni dhe jetojeni jetën, jeni më të fortë e më të mirë se të tjerët! Bëni aktivitet fizik e ushqehuni shëndetshëm!”, i ka inkurajuar me këtë mesazh këngëtarja Big Mama këta fëmijë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF