Modelja simpatike Chrissy Teigen, bashkëshortja e artistit John Legend dhe mbretëresha e statuseve në Twitter, sapo ka zbuluar që është në pritje të fëmijës së dytë, me anë të një videoje në Instagram.
Në video shfaqet vajza e saj e parë, Luna, dhe Chrissy e pyet duke treguar nga barku: “Çfarë ka aty?”.
“Beb!”- thotë vogëlushja e adhurueshme.
Chrissy e ka mbyllur postimin me një mbishkrim tipik të sajin, duke thënë “Është i John-it!”, referuar bashkëshortit.
Ka pasur një boom shtatzënish këto kohë në Hollywood, me miqtë e Chrissy-t, Kim, Khloe dhe Kylie gjithashtu shtatzënë. Jeta është e ëmbël për VIP-at!
Njerëzit nisën të dyshonin që kur Chrissy mori pjesë në festën e bebit të Kim Kardashian, duke thënë se dukej shtatzënë, por vetëm tani u konfirmuan zërat nga modelja!