Këtë vit, Malia Obama, vajza e ish-presidentit të SH.B.A.-ve Barack Obama, ka nisur vitin e saj të parë në universitetin prestigjioz të “Harvard”-it.
Mbase paksa e trullosur nga liria e saj e re, si larg prindërve, ashtu edhe pa titullin “Vajza e Parë” mbi supe, Malia është parë në kampusin e universitetit, duke puthur në mënyrë pasionante një djalë të panjohur.
Sikur të mos mjaftonte kjo për t’ia thyer zemrën babait të saj, Malia është kapur gjithashtu në foto me një cigare në dorë, me sa duket një ves i ri i ish-Vajzës së Parë.
Duhet të ketë qenë e vështirë të jesh nën vëzhgim 24 orë, çdo ditë, për 8 vite, ndaj vajza e madhe e ish-çiftit presidencial Obama mezi ç’ka pritur të shijojë në maksimum lirinë e saj.
Sidoqoftë, edhe pas rikthimit në jetën e tyre normale, normaliteti i familjes Obama nuk do të jetë më kurrë njësoj!