Rashel Kolaneci është një personazh mjaft i komentuar në media për shkak të formave të saj bombastike të fizikut dhe portretit të ëmbël! Largimi i saj nga programi “Xing me Ermalin” në mes të sezonit televiziv bëri shumë bujë!
Prej disa javësh, bukuroshen e kemi parë në një tjetër televizion, tek “Procesi Sportiv” ku krahas Edi Manushit, tifozja e ekipit “Skënderbeu” u drejton pyetje të ftuarve në lidhje me sportin.
Ndryshe nga rastet kur Rasheli shfaqet provokuese e seksi në Instagram, sot ajo ka pozuar në spital! Po, duke dhuruar gjak e duke u dërguar të gjithëve një mesazh tepër sensibilizues! “Shpëtoni dhe ju një jetë duke dhuruar gjak”, ka shkruajtur Rasheli në foton në të cilën u jep shembullin ndjekësve.
Krahas televizionit e stërvitjeve në sportin e KickBoxing, ajo ka treguar edhe anën e saj humanitare duke ndihmuar njerëzit në nevojë.
Ndjekësit e kanë komplimentuar Rashelin për këtë gjest, duke e uruar për shpirtin e bukur dhe gjestin për t’u admiruar!



















