KreuCelebrity

E ngatërrojnë me këngëtaren shqiptare, ironizon Rudina: “Gazetat tona!”

Rudina Dembacaj po vihet akoma dhe më në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në “Dance With Me”. Çdo të hënë, përpos kërcimit, aktorja sigurohet që të mbajë dhe atmosferën me humor, e nga kjo pjesë kemi parë jo pak. Por, duket se diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen e Rudinës sot.

Fotoja e saj në një faqe gazete, në sektorin kushtuar VIP-ave, nuk është ndonjë çudi. Mund të lexonim ndonjë lajm për Dembacaj, por jo! Lajmi lidhej me Beatriks Ramosaj dhe komentin e Ermal Mamaqit në një nga fotot e këngëtares në Instagram. Këtë fragment Rudina e ka publikuar në My Story, e nuk ka mbetur pa një koment.

“Jam Rudina, jo Beatrix. Gazetat tona…”, ka shkruar aktorja, ndërsa nuk dihet pse ka ndidhur kjo ngatërresë. Fotoja e Rudinës është një selfie e saj shkëputur nga puntata e fundit e “Dance With Me”, ku Dembacaj u shfaq disi më ndryshe nga herët e tjera. Ndoshta, flokët e   fryrë e me onde të aktores, kanë ngatërruar redaksinë e gazetës, së cilës Rudina nuk ia ka zbuluar emrin…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF