Gjithkush e mban mend situatën dramatike të trekëndëshit Bella Hadid – The Weeknd – Selena Gomez (jo më kot e kemi vendosur The Weeknd në mes).
Artisti kanadez thyes i zemrave, pasi ndërpreu lidhjen me Bella Hadid, nuk vonoi të lidhej me Selena Gomez, duke e prekur thellë Bella-n. Modelja, akoma më e inatosur nga “tradhtia” e Selenas, e cila është shoqe me Gigi-n, motrën e Bella-s, e bëri unfollow këngëtaren në Instagram.
Ashtu siç një unfollow shënon “luftën” ditën e sotme, ashtu edhe një like mund të shënojë paqen.
Like-u i fundit i Bella Hadid tregon pikërisht këtë: Nuk paska më armiqësi mes modeles bukuroshe dhe Selena Gomez, ndarë së fundi nga The Weeknd. Kjo sepse Bella ka bërë like foton e Selena Gomez bjonde në Instagram, por jo drejtpërdrejt në Instagramin e artistes. Si një hap të parë drejt paqes, Bella është mjaftuar vetëm me like-n në faqen @imgmodels, siç mund të shihet më poshtë.
Epo, një vit është një kohë shumë e gjatë për të mbajtur inate, sidomos për djem që s’ia vlejnë! Të presim kur do të nënshkruhet traktati i paqes tani!



















