Blogerja Armina Mevlani është një emër mjaft i njohur në fushën e modës. Ajo jo vetëm merret shembull nga shumë të rinj, por edhe është në qendër të vëmëndjes për gjithçka që bën.
Këtë herë ka çuditur ndjekësit e saj pasi ka bërë një postim në Instagram me disa kg më pak.
Ndërkohë që më parë edhe është kritikuar për format e saj të mbushura trupore, këtë herë kritika është bërë për të kundërtën.
Armina ka humbur goxha në peshë dhe ka një pyetje për ndjekësit: Duket më mirë kështu apo siç ishte. Dhe i papritur ishte votimi i tyre pasi 64% votuan kundër këtij ndryshimi të blogeres duke kërkuar sërish Arminën me linjat seksi që ishte më parë.