KreuCelebrity

Nervozohet Emina, ‘shuplakë’ komentuesve: “Injorantë, fshiheni pas Instagramit!”

Dy ditë më parë, Emina Cunmulaj postoi një kolazh fotosh në Instagram, poshtë së cilit shkruajti jo pak fjalë lidhur me varfërinë që po përjetojnë familjet shqiptare, që jetojnë në fshatrat e thella të vendit. Ndër të tjera, duke i bërë thirrje UNICEF, modelja ka krahasuar fëmijët shqiptarë me ata në Afrikë dhe Indi.

Një krahasim i tillë ka ardhur si kërkesë për UNICEF që të kthejë kokën edhe nga vende të tjera si Shqipëria, pasi “fëmijët këtu kanë po aq nevojë për ndihmë sa ata në Afrikë dhe Indi”. Kaq ka mjaftuar që komentuesit të vihen kundër Cunmulaj, duke kaluar në ofendime, pasi sipas tyre gjendja e Shqipërisë nuk është aspak e tillë. Nga ana tjetër, Emina iu është kundërvënë me një video ‘live’ në Instagram, në të cilën nuk ka patur pak për të thënë.

“Më keni nervozuar aq shumë, sa nuk e keni idenë!”, e ka nisur videon Cunmulaj. “E keni shumë të lehtë të flisni duke u fshehur prapa profileve tuaj në Instagram, pasi nuk keni qenë kurrë aty ku unë shkela në këtë verë. Ju që më thoni të mos krahasoj fëmijët shqiptarë me ata afrikanë apo indianë, po ju them se ata njerëz nuk kanë ujë, bukë, elektricitet…s’i ka parë kurrë një mjek në jetën e tyre”, ka shtuar Emina me irritim, ndërsa ka folur edhe shqip në gjysmën e dytë të videos.

Modelja i ka quajtur edhe “injorantë” ata të cilët i ishin kundërvënë, duke ngritur argumenta se zgjidhja nuk është ndihma që mund të japë ajo apo dhjetë të pasur të tjerë. “Ja, unë marr përsipër t’iu ndërtoj shtëpitë, edhe? Çfarë u zgjidh? Duhet ndihma e një organizate të madhe, prandaj bëra një thirrje”, ka shtuar modelja, ndërsa dukej qartazi irritimi i saj…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF