Për pesëmbëdhjetë vite rresht, Gisele Bündchen mbajti fronin në listën e modeleve më të paguara. Por, 13.2 milion paundët e fituar vitin e shkuar duket se nuk kanë mjaftuar që Gisele të kryesojë për të gjashtëmbëdhjetë vit radhazi. Këtë herë, një modele e re do të rrëmbejë kurorën, dhe nuk është as Bella, as Gigi Hadid!
Forbes është përsëri burimi i një informacioni të tillë, duke bërë të ditur se Kendall Jenner është tashmë në vendin e parë mes modeleve më të paguara. Ylli i Keeping Up With The Kardashians ka arritur të kapë shifrën prej 16 milion paund vitin e shkuar, duke mundur kështu të famshmen Gisele. Një tregues ky, që Kendall po forcoheg gjithmonë e më shumë në karrierën e saj si modele.
Të tjerë emra të përfshirë në listë janë Chrissy Teigen, e cila renditet në vendin e tretë me 10 milion paund. Pas saj, vjen Adriana Lima me 7.9 milion, ndërsa Gigi Hadid dhe Rosie Huntington-Whiteley arritën shifrën prej 7 milion paund. Jo keq për modelet, jo keq…