Nuk është hera e parë që amerikanët mbeten gojëhapur përballë disa çështjeve me zgjiedhje absurde, dhe i tillë ka qenë edhe rasti i Cyntoia Broën. Vajza ka rënë pre e trafikimit seksual, duke u mbajtur e mbyllur për ditë të tëra nën efektin e drogërave, përdhunimit dhe dhnës së vazhdueshme. Pas kësaj, një 43-vjeçar është ofruar ta marrë 16-vjeçaren në shtëpi, për ta përdorur përsëri si skllave seksi.
E gjithë kjo histori ka shtyrë Cyntoia-n drejt kurajos për ta vrarë mbikëqyrrësin e saj të fundit, por duket se gjykata amerikane ka ndalur vetëm në këtë akt final. Gjeneza e ‘krimit’ nuk është marrë parasysh, duke bërë që Broën të dënohet mbi pesëdhjetë vite për vrasjen e kryer. Një cështje e tillë ka bërë disa nga VIP-at të reagojnë e të qendrojnë krahë Cyntoia-s, e këtu përfshihen edhe dy shqiptaret e shpërngulura në Amerikë, Dafina Zeqiri dhe Emina Cunmulaj.
Rihanna dhe Kim Kardashian kanë qenë ato të cila bënë thirrje për të kundërtën, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë dhe mëndësinë amerikane. Ja reagimet e tyre në Instagram:
RIHANNA
“Mos kemi ndërruar gjë kuptimin e fjalës ‘drejtësi’ gjatë rrugëtimit tonë? Sepse ka diçka të pakuptimtë që po kurorëzohen përdhunuesit, ndërsa jeta e viktimës po flaket tutje. Për të gjithë ju që po gjykoni këtë vajzë, shpresoj të mos keni vetë fëmijë, sepse kjo mund të ishte bija juaj duke u ndëshkuar për ndëshkimin e marrë më parë!”
KIM KARDASHIAN
“Sistemi ka dështuar. Më thyhet zemra kur shoh një vajzë me një histori të tillë që të burgoset përjetë! Duhet të veprojmë më mirë dhe të bëjmë çka është e drejtë. Kam thirrur përfaqësuesit e mi ditën e djeshme për të parë se ç’mund të bëjmë për ta rregulluar këtë.”
DAFINA ZEQIRI
“Më theu zemrën! Çfarë mund të bënte tjetër? Në çfarë dreq bote po jetojmë? Si mund t’i bëjë kjo të ndihen fëmijët e tjerë me histori të njejtë? Ia u këput çdo shpresë?!”
EMINA CUNMULAJ
“Thjesht nuk kam fjalë…”