Të gjithë e njohin supermodelen e mrekullueshme Cindy Crawford, e cila ka bërë bujë në botën e modës në vitet ’80’-’90, me fizikun e saj fantastik dhe karizmën që e karakterizon.
Mund të mos e dini që edhe vajza adoleshente e Cindy-t, Kaia Gerber, ia ka këputur kokën së ëmës, si në pamje, ashtu edhe në talentin për të sfiluar.
Cindy nuk e fsheh asnjëherë krenarinë për vajzën e saj, sidomos tani që Kaia po ndjek rrugën e së ëmës në modë.
Këtë tregon edhe postimi i fundit i supermodeles legjendare, ku Cindy ka ndarë një foto të sajën në gjimnaz, në vitin 1984, dhe foton e tanishme të Kaia-s, ku shkruan: “Foto shkolle, tani dhe atëherë”.
Ngjashmëria është e pabesueshme, pavarësisht se Kaia-s i mungon nishani i famshëm mbi buzë. Krahas kësaj, mëmë e bijë kanë të njëjtat tipare zeshkane dhe shpirt luftarak në sy.
Tamam si dy pika uji!



















