Një ndër personazhet më të dashura të ekranit shqiptar, Hueyda El Saied nuk ngurron të tregohet e çiltër për çdo ndodhi të jetës së saj, e mirë apo e keqe qoftë.
Rrëfimi i saj i radhës ditën e sotme, në emisionin “Wake Up” në Top Channel, është dhënë po ashtu pa filtra nga ajo. Huyeda tregon se fëmijëria e saj ka qënë shumë e vështirë, e madje ka pasur edhe raste kur shkonte pa ngrënë në shkollë.
“Ka pasur ditë kur kam shkuar në shkollë pa ngrënë. Mamasë sime i është dashur të japë dhe gjak për të më ushqyer” -shprehet Hueyda.
Mësuesja e klasës së tretë e Hueyda-s e kishte kuptuar një ditë situatën në të cilën ndodhej ajo, dhe i kishte ofruar vetë bukën e saj.
“Këtë nuk e harroj.” – kujton artistja.



















