Ishte i papritur lajmi që supermodelja Alessandra Ambrosio do të braktiste pasarelën e Victoria’s Secret, pas sfilatës së saj të 17-të dhe të fundit në Shanghai.
Pas lamtumirës emocionale kushtuar firmës së njohur, pjesë e familjes së të cilës ishte, Alessandra i ka bërë një dedikim të ndjerë edhe koleges së saj, Adriana Limas. Të dyja janë parë shpesh bashkë në pasarelë, dhe jashtë saj, e gati mund të quhen “motra” pasarele.
“Ishte një nder të ndaja kaq shumë momente speciale në pasarelë me ty @adrianalima! Të dua! – shkruan ajo në një foto në Instastory, ku shihen të dyja bukuroshet në pasarelë duke sfiluar, zënë përdore.
Energjia e Alessandra-s dhe Adriana-s ishte e pabesueshme bashkë, dhe të dyja sundonin çdo skenë ku merrnin pjesë.
Nuk mund të harrohet edhe sfilata e tyre me reçipeta Fantasy Bra të njëjta, në 2014.
Vajzat nuk kanë ngurruar ta shprehin asnjëherë dashurinë dhe respektin që kanë për njëra-tjetrën. Me siguri Adriana Lima do të ndihet pakëz bosh pa motrën e saj të pasarelës në sfilatat në vijim.



















