Një nga moderatoret më të njohura dhe simpatike të ekranit shqiptar, është aluduar shpesh për Marina Vjollcën nëse i është nënshtruar bisturisë, për të marrë pamjen e dëshiruar.
Të njëjtat pikëpyetje janë ngritur edhe për motrën e saj, Luanën, e cila është përgjigjur se i ka arritur format e trupit të saj duke shtuar 16 kilogramë në peshë.
Për Marinën ama përgjigjet Skerdi Faria, i njohur ndryshe si “doktori i VIP-ave”.
Në foton e tij të fundit me Marina Vjollcën në Instagram, Skerdi shkruan: “E BUKURA dhe BISHA… E kush thote qe @marina_vjollca ka bere operacione estetike ja thyej brinjet me kembet e karriges… Smirushat shhhhtttt!!! Ve putren ne zjarr qe eshte TOTALISHT BIO.”
Një mbrojtje goxha e fortë e doktorit të VIP-ave për Marinën, që nuk lë më vend për diskutim… jo për gjë, po kushdo e vë në dyshim natyralitetin e Marinës, i thyhen brinjët nga doktori!



















