KreuCelebrity

Çizmet Balenciaga të Kim, ja cila nga shqiptaret i veshi pa humbur kohë!

Koleksioni i ri i Balenciaga solli shumë risi në stil, por çfarë tërhoqi vëmendjen dukshëm ishin çizmet e gjata të argjendta me taka të larta, të cilave vështirë se mund t’ju rezistosh. Sigurisht, përpos dëshirës, nuk duhet të të mungojnë as 1700 dollarët në llogari, që të mund t’i disponosh. Por, kur flasim për VIP-at, shuma të tilla nuk kanë rëndësi kur vjen puna tek veshjet.

Si çdo tendencë tjetër, Kim Kardashian nuk mund të linte pa provuar ndjesinë e të ecurit me Balenciaga-t e reja. Kështu, ajo u paraqit me një fustan transparent, i cili i mbulonte mjaftueshëm gjatësinë e çizmeve. Madje, në një prej postimeve të saj në Instagram, ishte North ajo që kishte rrëmbyer çizmet e së ëmës, për t’u argëtuar me gjatësinë e tyre kilometrike.


Nicki Minaj bëri të njejtën zgjedhje, por nuk mund të mos e shihnim një risi të tillë të sjellë edhe ndër të famshmit shqiptarë. Edhe pse aktualisht në Paris, Sara Hoxha është paraqitur rrugëve të kryeqytetit francez me Balenciaga-t, një fund të shkurtër gri dhe bluzë të zezë. Edhe pse për të tilla tendenca, në familjen Hoxha shquhet më së shumti Lori, nuk kanë qenë të pakta rastet kur Sara ka tërhequr vëmendjen e plotë, siç bëri edhe këtë herë.

Sipas jush, cila mendoni se i ka kombinuar më mirë: Kim, Nicki apo Sara?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF