Duket si një vit i magjishëm, pasi zghjedhjet mbi tendencat e reja kanë qenë nga më të shumtat. Kemi parë gjithçka, ndërsa personazhet kanë bërë zgjedhjet e tyre, në bazë të preferencave personale. Këtë herë, nuk do t’ju vëmë përballë pyetjes “kush e veshi më mirë?”, por syri nuk mund të anashkalonte fotot e reja të Nora Istrefit dhe Elhaida Danit.
Edhe pse në dukje nuk gjejnë pika takimi as nga stili i të kënduarit, as nga paraqitja, vajzat kanë qenë në një mendje kur ka ardhur puna tek gjysmë-golfet e hollë, të cilat lejojnë një transparencë të konsiderueshme. Për sa i përket Istrefit, kjo nuk është hera e parë që e shohim me këtë veshje, pasi disa foto disi më të vjetra në Instagram na e sjellin Norën me veshjen e sipërme gri, nga ku dallohen edhe reçipetat.
Nga ana tjetër, Elhaida ka preferuar të njejtin model, vetëm se me nuancë të ullinjtë, çka i shkon së tepërmi artistes. Kujtojmë se, si shumë herë, burim i këtij trendi ka qenë Kim Kardashian, e cila ka përzgjedhur stile edhe më ndryshe. E nuk është nevoja të themi se, me më shumë risi erdhi dhe Lori Hoxha këtë verë, kombinuar me xhinse e çizme të kuqe…



















