Divorci me këngëtarin e Coldplay në 2013, pastaj njeh Brad, autor i serive televizive si “Glee e American Horror Story”, dhe tani Gwyneth martohet
Gwyneth Paltrow po shkon sërish drejt martesës. I fejuari dhe burri i ardhshëm i Gwyneth është Brad Falchuk. Për fat të keq nuk është këngëtari i Coldplay Chris Martin, me të cilin ishte martuar nga 2003 deri te ndarja e tyre në mars 2014. Sëbashku kanë dy fëmijë : Apple Blythe Alison Martin e Moses Bruce Anthony Martin.
Por sot jeta e Gwyneth Paltrow merr një kthesë të re. Historia e dashurisë me autorin dhe producentin amerikan Brad Falchuk, evolon në martesë.
Marrëdhënia mes Gwyneth dhe Brad ka nisur tre vite më parë por nuk ka krijuar kurrë zhurmë mediatike. Të dy nuk janë shfaqur në tapetin e kuq bashkë, maksimumi ndonjë foto e shkrepur në instagram aty këtu.
Por kush është Brad Falchuk?
Mosha: 46 vjeç
Nga vjen: Neëton, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara
Martuar me: Suzanne Falchuk nga 1994 deri në 2013, kur u ndanë
Fëmijë: 2, Brody Falchuk, Isabella Falchuk
Puna: Producent dhe autor filmash dhe serish televizive (mes tyre Glee dhe American Horror Story).
US Weekly ka pohuar se që të dy kanë për qëllim të martohen vitin që vjen. Se ku, akoma nuk dihet. Presim lajmet e ardhshme që kjo herë të jetë e duhura e dashur Gwyneth? Edhe pse ti dhe Chris ishit një çift i përsosur, ne besojmë për ty dhe për dashurinë.