KreuCelebrity

Një surprizë romantike për Armina Mevlanin, sigurisht nga…

Çifti i njohur shqiptar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, vazhdojnë të kremtojnë lidhjen e tyre edhe pas 3 vitesh, qoftë edhe me gjeste të vogla domethënëse. Të paktën, kështu duket nga Instastory-t e fundit të Armina Mevlanit.

Një tufë e madhe me orkide ka qenë surpriza e saj e ditës së djeshme, ndarë nga Armina me fansat, duke shkruar “For me” – “Për mua”.

Ndonëse Armina nuk ka përmenduar se cili ka qenë dërguesi i kësaj buqete, normalisht, mund të marrim me mend që Shkëlzeni qëndron mbrapa saj, duke marrë parasysh dhe natyrën romantike të lules.

Harrojini trëndafilat e kuq, pasi orkidet janë simbol i dashurisë, luksit, dhe bukurisë. Këto duhet të jenë cilësitë që Shkëlzeni sheh te Armina.

Krahas këtij gjesti romantik, çifti sapo kremtoi 3-vjetorin e lidhjes së tyre në Como të Italisë, me foton traditë në një stol të cilin me sa duket e paskan bërë të tyrin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF