Dita e Falenderimeve mbledh rreth tryezës njerëzit më të dashur të zemrës, ku përfshihen, padyshim, familjarët dhe miqtë e ngushtë. Si çdo amerikan, edhe yjet e festojnë këtë ditë të shënua për ta me po aq dashuri, ndërsa këtë herë veçohet njëri nga çiftet e famshëm. Bëhet fjalë për dyshen seksi, J-Lo dhe Alex Rodriguez.
Edhe pse i shoqëruar nga vajzat, Rodriguez nuk mund të linte pa ftuar Jennifer Lopez këtë të enjte. E si për të mos mjaftuar kjo, përpos tryezës të mbushur me ushqim, zemrat e tyre duken të plotësuara po aq plot me dashuri. Këngëtari ka postuar foto e selfie me J-Lo në krahë, ndërsa çifti duket mjaft i lumtur teksa shijojnë xhiron me biçikletë në pronën e Rodriguez.
Lopez ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat e partnerit, e në një nga fotot e postuara nga ky i fundit, Jenny vështirë se dallon nga adoleshentja përkrahë. (Eh, Jenny!) Mesa duket, kjo histori e Lopez do të jetë premtuese…ose të paktën ashtu duket për momentin!



















