Edhe pse historia e tyre e dashurisë mori më shumë bujë nga thashethemet në median e shkruar, Çiljeta dhe Albana Hoxha u përfolën se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Duke qenë se janë treguar gjithmonë të rezervuar lidhur me marrëdhënien e tyre, askush nuk e kishte të qartë se ç’po ndodhte mes çiftit. Kështu, shumë besuan se Xhilaga dhe Hoxha prekën ndarjen.
Por, festa private e 30-vjetorit të portierit ka treguar të kundërtën. Mes miqsh e të ftuarish VIP, disa nga emrat që dalluan ishin dhe Klodiana Shala e Ervin Korkuti, si dhe të njohur të tjerë të çiftit. Në këtë event nuk ka munguar Çiljeta, e cila shfaqet në disa foto të shkëputura nga festa.
Në një prej tyre, Xhilaga dhe Hoxha shfaqen përkrah njëri-tjetrit, duke vërtetuar se romanca mes çiftit vazhdon. Si Çiljeta, dhe Albani janë të dy prindër, ndërsa duket se kanë kaluar çdo vështirësi të romancës që po përjetojnë së bashku.